Shkodranët nuk i tremben COVID-19 dhe gjobave të qeverisë, lëvizje si në ditët e tjera

17 Mars 2020, 11:51

Shkodra është zgjuar njëlloj si ditët e tjera edhe këtë të martë. Në rrugët e saj dallohen njerëz të të gjitha moshave ku nuk mungon frekuentimi i lulishteve dhe këndeve të gjelbërta.

Ashtu si një ditë më parë nuk respektuan orën 18:00 për të hyrë në banesë sërish shkodranët nuk kanë frikë jo vetëm nga COVID-19 por as nga gjobat e qeverisë.  Në Shkodër ende nuk kemi asnjë rast të dyshuar ndërkohë që lëvizja në qytet po bëhet me mjetet e autorizuara.