Shkodranët sërish nuk binden! Të gjithë në xhiro me biçikleta pa respektuar distancën

20 Mars 2020, 16:43

TIRANE-Ora 16:00 shënon nisjes e fashës së dytë të lejimit të lëvizjes së qytetarëve nga shtëpia për të dalë dhe për të bërë pazaret, ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale. Por në Shkodër pavarësisht thirrjeve të shumta dhe të përsëritura nga të gjitha institucionet lokale dhe qendrore, por edhe ushtrisë e policisë në rrugë, qytetarët nuk janë bindur, pasi kanë dalë në xhiro me biçikleta pa respektuar distancën mes njëri tjetrit.