Shkoi për ndeshjet, kapiteni i kombëtares së basketbollit përfundon i karantinuar në Qipro: U habita kur mora përgjigjen, kam 6 ditë i vetëm në hotel

23 Shkurt 2021, 15:57

Prej një javë kapiteni i kombëtares së basketbollit Gerti Shima është karantinuar në një hotel në Qipro, aty ku rezultoi pozitiv me covid në prag të ndeshjes. Për report Tv ai tregon se vështirësitë se si është të kalosh covidin larg shtëpisë.

“Pozitiv prej gjashtë ditësh, sot është dita e gjashtë. Normalisht ekipi është kthyer që mbrëmë në darkë në Tiranë, ndërsa unë do vazjdoj të jem i karantinuar këtu deri më 1-2 mars, kur të ma kumonojnë domëthënë. Para se të nisem do të bëj një tampon tjetër sepse më duhet për udhëtimin. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë sic kanë shkuar deri më tani, sepse jam i qetë, përveç lodhjes dhe mërzitjes. Këtu jam në hotel vetëm. Është një hotel që përdoret nga shteti i Qipros për turistët që dalin pozitiv. Ato hospitalizohen këtu. 24 orë ka një inferemier për dike që ka simptoma të tilla,”-tha ai.