Shkoi të merrte pagën, zhduket i riu nga Vlora që më 4 maj

8 Maj 2020, 19:15

Një 34-vjeçar është zhdukur prej ditës së hënë. Familja ka bërë denoncimin në polici, ndërsa shprehet se kontakti i fundit me djalin, Martin Selenin ka qenë ditën e hënë në datë 4 maj."Shkoi të merrte pagën në fasoneri dhe nuk u kthye më" shprehen familjarët e të riut. Pa Gjurme publikon foton e të riut që ka humbur prej së hënës. Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit +355699955698 ose policinë.