Shkoi tek gjyshërit në Dukat të Vlorës, i thyhen xhamat makinës së gazetarit

2 Janar 2020, 21:59 | Përditesimi i fundit: 2020-01-02 22:02:51

VLORË- Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur pasditen e sotme në Dukat të Vlorës, ku makina e gazetarit Gentian Kellçiu është sulmuar nga persona ende të pa identifikuar. Si pasojë xhamat e makinës së gazetarit me targat AA778 TC janë dëmtuar rëndë.

Gazetari ka qenë në vendlindjen e tij ku kishte gjyshërit, ndërsa makina ka qenë e parkuar në një ambient të hapu. Gentian Kellçiu punon edhe si korrospondent i një emisioni televiziv në vend. Ndërkohë nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin e autorëve.