Në shkollën 9-vjeçare "Hamit Mullisi" në Elbasan mungojnë tualetet dhe rrjeti elektrik është aq i dobët sa nuk mban dot një ngrohëse për fëmijët. Prindërit e nxënësve kërkojnë urgjentisht të merren masa.
"Shqetësimi jonë është që fëmijët të kenë kushte të mira për të mësuar. Kushtet mund të themi që janë zero. Mungon ngrohja. Këtu paradite mësojnë nxënësit. Nuk ka asnjë mjet mësimor. Laboratorët për kimi e fizikë. Unë kam tre nxënës këtu dhe kam menduar që ti largoj nga kjo shkollë për këto kushte që janë. As me një reflektor nuk ngrohen dot. Kërkesat tona janë mbështetur në momentet që i kemi kërkuar dhe janë harruar pastaj. Kanë ngelur të pa ezauruar. Ka paragjykim jo vetëm këtu, por edhe jashtë rrethit", tregoi një tjetër qytetar.
Kjo shkollë frekuentohet nga 313 nxënës dhe në këto 40% i përkasin komitetit Rom dhe Egjyptjan. Problematikat kryesore janë mosfunksionimi i banjave për shkak të amortizimit dhe ndarja e tyreve sipas gjinisë. Amortizimi i rrjetit elektrik që sjell mungesën e ngrohjes në këtë periudhë dimri. E treta mungesa e terreneve sportive. E katërta mungesa e mjeteve për laboratorët. Shkolla nuk ka ngrohje se është shumë i amortizuar sistemi elektrik dhe nuk e përmban dot ngrohjen. Ne si prindër kemi bërë kërkesë edhe me qeveritë e tjera, por nuk është dëgjuar zëri. Mazhoranca po kërkon që ti heqë fëmijët nga kjo shkollë dhe ti çojë në të tjera dhe këtu do të mbetet shkollë vetëm për egjiptianë. I kërkojmë bashkisë dhe ministrisë që të vendose dorë në këtë shkollë për ta rikonstruktuar", u shpreh një prind.
