Shkolla në Durrës u shemb nga tërmeti, Rama: 'Neim Babameto' po rilind

15 Gusht 2020, 12:28

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video nga kantieri i ndërtimit të shkollës "Neim Babameto" në Durrës, e cila u shemb nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Sipas Ramës shkolla po rilind më e madhe, më e bukur e me plot risi për nxënësit e për trupën pedagogjike.

Projekti i godinës së re të shkollë "Neim Babameto" është bërë nga  arkitektit  italian, Mario Cuccinella. Ndërsa përveç kësaj shkolle, sipas kryeministrit brenda vitit 2021, do të ndërtohen edhe 143 shkolla të reja me standarde europiane, të cilat janë shkatërruar nga tërmeti.