Shkolla po afron, prindër e nxënës në dilemë/ Eksperti: Mësimi të fillojë me kujdes të shtuar

11 Gusht 2020, 15:55

Pak javë na ndajnë nga rifillimi i vitit të ri shkollor më 14 shtator, por ministria e arsimit ende nuk ka një udhëzim se si do të vijojë mësimi për nxenësit e arsimit parauniversitar. Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti tha për "Report Tv" se fëmijët duhet të kthehen patjetër në shkolla, pasi me vijimin e mësimit online do të kemi nxënës më pak të formuar.

14 shtatori për nisjen e vitit të ri shkollor po afron por ende nxënës dhe prindër nuk dinë sesi do të zhvillohet mësimi në kuadër të masave anti covid ndërsa vijojmë të kushtëzojmë të gjitha aktivitetet nën ethet e pandemisë Covid-19.