Shkolla 'Servete Maçi' mbledh artistët, përurohet salla e koncerteve 'Avni Mula' nën notat e muzikës së vetë 93-vjeçarit

29 Maj 2020, 18:10

Në shkollën 9-vjeçare“Servete Maçi”, sot është hapur një sallë moderne koncertesh me emrin “Avni Mula”. Në ceremoninë e përurimit të saj, notat e para në pianon e sallës u luajtën nga kompozitori i shquar 93-vjeçar, Avni Mula,i shoqëruar nga vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula.