'Shkon fshehurazi në Vlorë', Meta- Gjiknurit: Mua më kërkoi populli, ai të marrë edhe ‘gurunë’ me vete dhe të vij me mua! Nuk shkoj me 400 makina e sirena

19 Shkurt 2021, 12:07

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur drejtuesit politik të PS-së në Vlorë Damian Gjiknuri, i cili tha që Meta mos të shkojë fshehurazi në Selenicë.

E pyetur nga gazetarja e Report TV, Danjela Maloku, nëse ka një përgjigje për Gjiknurin, Meta tha se atë e kërkoi populli, dhe se e fton Damianin, se bashku me ‘gurun’ e tij, që të shkojnë së bashku në Selenicë.