Shkon në 100 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë, flet mjeku

6 Maj 2019, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2019-05-06 16:28:45

Ka shkuar në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku.

"Deri më tani kanë ardhur 100 persona me bark e të vjella. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm", shprehet mjeku i spitalit të Bulqizës.

Ndërsa një nga banorët e zonës i cili është prekur nga helmimi thotë se janë prekur familjarisht nga kjo simptomë.

"Jemi vet i katri. Edhe nusja edhe vajza janë me dhimbje barku. Rrimë në qytet të vjetër. Jemi komplet si familje të prekur", thotë banori.