Shkon në 13 numri i viktimave, 243 të prekur me COVID- 19 në total! 20 raste të reja sot

31 Mars 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-03-31 16:04:03

Shkon në 13 numri i viktimave, 243 të prekur me koronavirus! 20 raste të reja sot.

"Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.
Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.  
Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve. 
Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. 
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë                 129 raste
- Durrës                  26 raste
- Lushnje                4 raste
- Elbasan                 5 raste
- Fier                       23 raste
- Kavajë                  4 raste
- Rrogozhinë        2 raste
- Korçë                    15 raste
- Vlorë                   5 raste
- Shkodër                8 raste
- Lezhë                   5 raste
- Berat                    1 rast
- Has                      2 raste
- Krujë                    5 raste
-Tropojë                4 raste
- Pukë                       3 raste
- Mirditë             2 raste