Shkon në 1383 numri i të vdekurve nga koronavirusi, mbi 100 viktima 24 orët e fundit

14 Shkurt 2020, 12:16

Ka arritur në më 64 mijë e 437 persona numri i rasteve të konfirmuara pozitivisht me koronavirus, pasi Kina raportoi një tjetër rritje të madhe të numrit të të infektuarve në epiqendrën e shpërthimit të virusit.

Po ashtu, më shumë se 100 persona janë konfirmuar të vdekur nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës - duke rritur numrin global të vdekjeve në një mijë e 383 gjatë 24 orëve të fundit.