Shkon në 23 numri i viktimave me koronavirus në Shqipëri

9 Prill 2020, 18:33

Shënohet viktima e 23-të nga koronavirusi në Shqipëri. Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një paciente e infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima është një 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., e cila ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.