Shkon në 259 numri i të prekurve nga Gripi i ri në Shqipëri, mosha mesatare 50 vjeç

1 Prill 2020, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-01 15:48:44

TIRANË- Janë testuar brenda 24 orëve të fundit 152 persona të dyshuar, midis të cilëve ka pasur 16 raste të reja pozitiv , duke e çuar në total 259 në total. Mosha mesatare e të prekurve është 50 vjeç. 

"Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja 
Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë , 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me është 50 vjeç.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë në Shqipëri është 15.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin  “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.