Shkon në 361 numri i të infektuarveme gripin e ri, 104 të shëruar dhe 20 viktima

5 Prill 2020, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2020-04-05 13:47:43

TIRANE-Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus nga 149 teste (2396 në total) që janë bërë, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 361. Mes 28 personave që kanë rezultuar të prekur me COVID-19 është edhe një fëmijë. Krahasuar me ditën e djeshme, ku ishin 29, sot është regjistruar një i infektuar më pak.

Një lajm i mirë përsa i përket të shëruarve, pasi numri është rritur me 5 në 24 orët e fundit duke e dërguar në 104 në total. Aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen 71 pacientë, prej të cilëve 64 te infektivi nga të cilët 5 në terapi intensive dhe një i intubuar, ndërsa të tjerët e Sanatoriumi.  Ndërkohë që numri i viktimave arriti në 20 me 3 rastet që u shënuan në 24 orët e fundit. Dje ndërruan jetë dy persona në Tiranë dhe një në Shkodër duke rënduar akoma më shumë bilancin.