Shkon në 38 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, vetëm në Tiranë 22 raste

14 Mars 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-03-14 14:34:18

Shkon në 33 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur në një komunikim publik, se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara

Nga personat që kanë rezultuar pozitiv, 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina); 2 prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.