Shkon në 41 numri i viktimave nga shpërthimi i avionit në Moskë, mes tyre dhe 2 fëmijë

6 Maj 2019, 10:25

Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve pas shpërthimit në flakë të një avioni në aeroportin e Moskës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës kur një avion u detyrua të bënte ulje të detyruar pasi u godit nga një rrufe.

Pas uljes në aeroport ai shpërtheu në flakë. CNN raporton se mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Në avion ndodheshin 78 pasagjerë. Një pjesë arritën që të dilnin me shpejtësi, ndërsa të tjerët nuk arritën duke humbur jetën mes flakëve.