Shkon në 9 numri i viktimave nga COVID-19, vdes 52-vjeçarja nga Vlora, vuante edhe nga hipertensioni

27 Mars 2020, 22:50

TIRANE-Rëndohet bilanci i pandemisë. Shënohet viktima e tretë në 24 orët e fundit dhe e nënta në total me koronavirus në Shqipëri. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19. 52-vjeçarja, sipas ministrisë së Shëndetësisë ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.