Shkon për të peshkuar por nuk kthehet më, 67-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës

27 Maj 2020, 09:11

Një 67-vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave të familjarëve mësohet se viktima i identifikuar si Sulejman Sylja kishte dalë për të peshkuar, por nuk ishte kthyer më.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit Sylja u gjet sot në mëngjes pranë liqenit të Shkodrës.Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj.