Shkon te panairi për ti gjetur punë vajzës i moshuari përballet me Ramën

1 Maj 2018, 13:52

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot me një xhaketë xhins me lara të kamuflazhit ushtarak në Panairin Kombëtar të Punës, të zhvilluar sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë me rastin e 1 majit.Rama vizitoi disa stenda, kur papritmas një qytetar iu afrua dhe debatoi me të.

Qytetari: Kam vajzën, di anglisht, frëngjisht, ka mbaruar shkencore, edhe rri në shpi, mban fëmijën e vogël.

Rama: Ç’do t’i këtu? Ku e ke gocën? Të vijë goca të këkrkojë punë, mbaja ti kalamajtë, ti je gjyshi...

Kryeministri vijoi më tej me taki,met e tij në stendat e disa bizneseve.

Rama: Keni nevojë për punonjës?

Subjekti: Mbi 50, menaxherë, shitës.

Rama: Edhe menaxherë, keni kërkesa?

Subjekti: Vijnë çdo ditë, kemi pritje.

Rama: Sa është paga për menaxherët kryesorë?

Subjekti: Minimalja 30.000, për kryesorët mbi 50.000.

    No videos found.