Ka përfunduar pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë.
Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim ditën e sotme në godinën e re, për të cilën u shpreh se është bërë sipas standarteve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.Ai thotë se është e tmerrshme se si është lënë infrastruktura e Arkivit Qendror Shtetëror, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase.
