Shkrihet dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit, kryetari: Vendimi ynë është i pakthyeshëm, kemi besim vetëm tek Nasip Naço

22 Janar 2021, 15:27 | Përditesimi i fundit: 2021-01-22 16:47:19

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Berati është mbyllur. Mesditën e sotme kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike. Menjëherë pas largimit të kryetarit të kësaj dege, kanë deklaruar "unanimisht" largimin nga LSI edhe 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven.