Shkrimtarja shqiptare në Sanremo: Jam kaq pranë muzikës dhe pasionit tim, si tekstshkruese këngësh

30 Janar 2019, 17:20 | Përditesimi: 30 Janar 2019, 17:20

Irma Kurti do të jetë pjesë e konkursit letrar të shpallur nga Shtëpia e Shkrimtarëve në Sanremo. Shkrimtarja shqiptare është pjesë e kësaj gare me romanin “Në mungesë të fjalëve”. Ajo është një nga 12 finalistët e përzgjedhur nga juria popullore me 300 lexues

Për mua është një gëzim i dyfishtë, sepse kaloj një sfidë të madhe, që nuk e mendoja, sepse atje flet vetëm vepra. Të vlerësohesh nga lexuesit për mua është shumë e rëndësishme, por edhe sepse në këtë libër “Në mungesë të fjalëve” ia kam dedikuar babait tim. Disa vite më parë im atë më dha shënimet e jetës së tij, për të më frymëzuar se mund të më shkruaja gjithçka. Për mua ky ishte si një thesar, sepse nisa të njoh jetën e tij dhe ta derdh në faqet e këtij libri. Për mua është një homazh për babin tim.

 Irma Kurti, Shkrimtare

 

Casa Sanremo (Shtëpia e Sanremos) është pika e takimit të këngëtarëve, kompozitorëve, tesktëshkruesve gjatë ditëve të Festivalit. Irma Kurti veçse shkrimtare edhe poete, ka shkruar tekstet e disa këngëve në shqip, si “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “Një çast në kujtesën tënde”, “Shikomë në sy”, "Befas zgjohem", "Ndjehem ndryshe" etj.

E vërtetë, kjo është një gjë fantastike, sepse të gjendesh në një shtëpi të tillë në Casa Sanremo, dy hapa larg festivalit, në prani të këngëtarëve dhe kompozitorëve, kjo është një gjë shumë e madhe. Unë kam shkruar shumë tekste këngësh, vazhdoj dhe shkruaj. Vitet e  fundit kam nisur të shkruaj edhe në italisht edhe anglisht, dhe kjo është një kënaqësi shumë e madhe, se unë jam kaq pranë botës së muzikës dhe pasionit tim për të shkruar tekste këngësh. Kam kohë edhe ditë, jo vetëm për faktin që do të jap intervista, por se do të takoj edhe njerëz që i kam parë vetëm nëpërmjet televizionit.

Irma Kurti, Shkrimtare

 

Finalistët librat e tyre do t’i prezantojnë në 9 shkurt 2019 gjatë natës finale të Festivalit të Këngës Italiane (Sanremo).

Ceremonia finale e konkursit do të zhvillohet në datë 9 shkurt, pikërisht në finale të Sanremos. Finalistët do të bashkohen së bashku në Shtëpinë e Sanremosë.

Irma Kurti, Shkrimtare

 

Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe tre në anglisht. Libri i saj i ri me poezi është: “Dielli ka perënduar”.

r.k./Shqiptarja.com