Shkrumbimi i dy lokaleve në Shkodër! Zjarri u përhap pasi plasi një bombol gazi, digjen grrila, lule, ballkone tY pallatit

9 Dhjetor 2020, 12:55

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i madh që ka rënë në Shkodër gjatë orëve të para të mëngjesit, ku janë shkrumbuar 2 lokale dhe është djegur fasada e një pallati dhe ashensori.

Zjarri i rënë ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole në një prej lokaleve që është në katin e parë të pallatit.

Një fakt i tillë është pohuar nga shefi i repartit të ndërhyrjes në zjarrfikësen e Shkodrës Rdivan Bushati. Ai ka treguar gjithçka ka ndodhur ne orën 03: 20 minuta te mengjesit të sotëm ndërkohë që në vendin e ngjarjes kane qene prezent 5 mjete zjarrfikëse.

Nga ana tjetër ai ka ngritur një tjetër shqetësim pikërisht për këtë pallat i cili është një minë me sahat pasi nuk ka vend për hyrjen e zjarrfikësve nga mbrapa.

Si pasojë e zjarrit dëmtime të të gjithë fasadës. Janë djegur ballkonet e banesave, lule, grrila, por jo dëme të konsiderueshme sa i pëket baneseve përmes pjesës së lokaleve.