Shkrumbohet 6-katëshe ndërtesa në Londër, panik te banorët

9 Qershor 2019, 19:21

Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Londër, por fatmirësisht raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, aq sa në vendngjarje kanë mbërritur 10 forca zjarrfikëse, të ndarë në 15 ekipe. Nuk dihen ende motivet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.

Të gjithë banorët janë evakuuar, e ndërsa janë bllokuar të gjitha rrugët përreth.