Shkrumbohet 'Benzi' në aksin Vlorë-Levan

25 Mars 2018, 20:26 | Përditesimi: 25 Mars 2018, 20:51

VLORE - Përfshihet nga flakët një automjet tip "Benz AMG" me targa AA 306 TP në autostradën Vlorë-Levan, teksa ka qenë në lëvizje. 

Nuk raportohet për të lënduar, pasi drejtuesi ka braktisur menjëherë automjetin në momentin e rënies së zjarrit. Vijojnë hetimet për shkaqet e këtij incidenti.