Shkrumbohet makina në Bulqizë, shpëton fatmirësisht shoferi

21 Gusht 2020, 16:19

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme një makinë tip Renault është shkrumbuar plotësisht nga flakët në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

Sipas policisë shkak i djegies së mjetit veturë është bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht drejtuesi i veturës ka arritur të dalë shpejt nga makina, duke mos pësuar  asnjë lëndim.

Është dashur ndërhyrja e mjetit zjarrfikës për të shuar flakët, ndërsa mjetit i kanë mbetur vetëm elementët metalik.

Djegia e mjeteve në rrugë është bërë e zakonshme në vendin tonë ku çdo ditë ka raste të tilla, ndërsa autoritetet raportojnë se shkak bëhen shkëndijat elektrike.