Shkrumbohet nga zjarri gjatë natës një makinë në Shkodër, dëmtohen edhe dy të tjera

30 Nëntor 2018, 10:18

Shkrumbohet nga zjarri gjatë natës një automjet në lagjen "Vojo Kushi" të qytetit të Shkodrës. 

Ka qenë një automjet tip "Benz A Class" i cili është përfshirë nga flakët dhe për rrjedhojë është djegur plotësisht. Makina është djegur teksa ndodhej e parkuar poshtë një pallati. 

 Si pasojë e flakëvë janë djegur pjesërisht edhe dy automjete të tjera. Policia ka nisur hetimet por sipas të dhënave nga grupi hetimor dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik i "Benzit A Class".