Shkrumbohet shtëpia e 5 anëtarëve në Peshkopi nga shpërthimi i bombolës, plagoset një familjar

4 Gusht 2020, 21:04

PESHKOPI- Kati i parë i një banese 2-katëshe në qendër të qytetit të Peshkopisë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të bombolës. 5 pjesëtarët e familjes Deshati, të ndihmuar dhe nga fqinjët e tyre kanë arritur të dalin nga banesa e përfshirë nga flakët.

Në përpjekjen për të dalë,  një prej anëtarëve të familjes Deshati u lëndua lehtë në trup. Familjarët thanë se menjëherë pas rënies së zjarrit kanë njoftuar repartin zjarrfikës, që ndodhet rreth 300 metra larg. Por sipas tyre, zjarrfikësja është vonuar nga bllokimi i rrugëve prej makinave të parkuara gabim dhe tregtarëve ambulantë në trotuare. Nga zjarri shtëpia është shkrumbuar dhe familjartë nuk mund të banojnë më aty.