Shkuan të shpëtojnë gruan që po rrihej nga burri, 3 policë të vrarë dhe një i plagosur në Francë!

23 Dhjetor 2020, 16:50

Tre policë janë vrarë gjatë natës në Francë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një 48 vjeçar.

4 policët kishin shkuar në shtëpinë e tij që të shpëtonin gruan e 48 vjeçarit pasi ky i fundit po ushtronte dhunë ndaj saj.

Pak pas mesnate, dy policë, të alarmuar për veprime dhune ndaj një bashkëshorti, u vunë në shënjestër të të shtënave, pasi u përpoqën t'i afroheshin shtëpisë ku ishte strehuar gruaja e kërcënuar. Njëri prej tyre vdiq nga plagët e marra gjatë të shtënave ndërsa i dyti, i plagosur në kofshë, u transportua nga zjarrfikësit në qendrën spitalore Ambert.

Pasi i vuri zjarrin shtëpisë së tij, autori përsëri qëlloi ndaj policëve të pranishëm pranë shtëpisë, duke shkaktuar dy viktima të tjera në mesin e policëve, konfirmoi për AFP zyra e prokurorit Clermont-Ferrand.

Zjarrfikësit më pas kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë përpjekur të kontrollojnë flakët.