Shkumbini del nga shtrati në Papër, Braçe apel banorëve: Largohuni menjëherë! Prurjet janë rritur, jeni në rrezik

10 Janar 2021, 14:31

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në Papër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut kësisoj zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar për rrezikun që sjell.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë, ndaj u bën thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, që të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit në argjinaturë.

Të njëjtn paralajmërin Braçe ka edhe për gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.

"Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde! Cdo banor i terbufit nga cerma e siperme ne proshke, pasha, shkumbin, sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature! Tani! I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze shkumbinit nga papri ne peqin, rrogozhine! Edhe nje here; Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani", tha ai.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, situata vijon të jetë problematike edhe në Lezhë e Kurbin situata vijon të jetë problematike, ku ka rrëshqitje dherash e gurësh në disa akse rrugore. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vite më parë. Nën ujë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje.