Shmanget tragjedia! Momentet kur digjet autobusi në Paskuqan

6 Gusht 2020, 14:06

TIRANË- Mund të ishte shndërruar në një tragjedi të përmasave të mëdha, por fatmirësisht nuk ndodhi! Një autobus ka marrë flakë në ecje, duke u shkrumbuar totalisht!

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, por si pasojë e flakëve autobusi i cili nuk dihet ende i cilës linjë është, është shkrumbuar totalisht. ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00,​ në Paskuqan dhe shkak ka qenë një defekt teknik në pjesën e motorit. Shofer ka qenë E.J. i cili ka shpëtuar mrekullisht.

Report Tv sjell foto nga autobusi i shkrumbuar, ku siç mund të shihet ajo çfarë ka mbetur është vetëm skeleti.

"Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobus me drejtues shtetasin E.J. Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftuar policia.