‘Shmangni ambientet me shumë njerëz’…Shqiptarët ‘thyejnë’ rregullin mbrojtës: Kafet në Tiranë ‘plotë’

9 Mars 2020, 20:19

Nisur nga hyrja në fuqi e planit të veprimit pas dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, Report TV bëri një vëzhgim në disa prej zonave më të frekuentuara në Tiranë, ku pavarësisht udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për të shmangur ambientet e mbyllura si masë parandaluese ndaj COVID-19, lokalet janë të mbushura plot.