Shoferët e urbanëve në Tiranë nën kontrollet e policisë,25 drejtues i nënshtrohen testit të alkoolit

23 Gusht 2022, 16:36

Policia Rrugore e Tiranës ka testuar gjatë 24 orëve të fundit 25 drejtues të mjeteve te transportit publik, për përdorim të alkoolit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt.