Shoferët problematikë siguracion më të lartë për makinën nga janari 2025! Drejtuesja e AMF: 7 faktor risku, më të penalizuar ata që kanë mbi 2 aksidente e mjet me 3 mijë kubik

16 Tetor 2024, 12:25 | Përditesimi: 16 Tetor 2024, 15:51

 

Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku.

Rregullorja u prezantua në Komisionin e Ekonomisë nga drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi.

I.M/Shqiptarja.com