Shoferi humb kontrollin, makinë përfundon në 55 m humnerë! 2 të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital

27 Mars 2021, 19:18

CËRRIK- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një makinë ka përfunduar në një humnerë 55 metra duke lënë të plagosur 2 persona. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në afërsi të digës së Liqenit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “BMW” ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë, e ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve. Në vendngjarje kanë mbërritur forca e policisë, teksa është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të plagosurve dhe më pas dërgimin e tyre me urgjencë në spital.