Shokuese! Era rrëzon shtyllën e tensionit të lartë në Korçë, kabulli i bie sipër makinës në ecje

19 Shtator 2019, 18:08 | Përditesimi: 19 Shtator 2019, 18:08

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në aksin Korçë-Voskopojë, ku një shtyllë e tensionit të lartë është shembur nga era e fortë që ka 'pushtuar' zonën ditën e sotme.

Ndërkohë një shofer ka shpëtuar mrekullisht pasi kabulli i kësaj shtylle  i ka rënë mbi makinë. Shoferi ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa makina është prishur në pjesën e parme ku e ka kapur kabulli i tensionit të lartë.

Ndërkohë shembja e shtyllës ka lënë pa energji shumë banorë.

r.k./Shqiptarja.com