Shoqata ‘Labëria’ vlerëson pas vdekjes profesor Lekë Gjiknurit, kandidati i PS-së: Vlerësimi për babain, frymëzim për të ecur përpara

5 Prill 2021, 15:08

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” vlerësoi profesor doktor Lekë Gjiknurin, pas vdekjes, me titullin “Personalitet i shquar i Labërisë, me kontribut në arsimin kombëtar, si pedagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës”.

Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Vlorës për këtë rast, në nder të veprimtarisë së Gjiknurit morën pjesë figura të shquara të shkencës dhe mjedisit.

Në fjalën e tij, Prof. Besnik Baraj vlerësoi figurën e Gjiknurit dhe integritetin e tij në ushtrimin e detyrave dhe angazhimeve publike.