Shoqërohet në policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli, gruaja: E kanë marrë forcërisht

27 Tetor 2020, 21:02

Shoqërohet në policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli. Ai është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë ku po punonte, teksa bashkëshortja e tij zv kryetare e Dhomës së Avokatisë Shaqe Marinaj denoncon se ai është dhunuar nga uniformat blu. Ndalimi është bërë me arsyetimin se ka vendosur dy stola ne hyrje të zyrës për arsye te covid-19 dhe është denoncuar nga një banor i pallatit ku ndodhet zyra. Kurse Marinaj ka deklaruar se efektivët e policisë e kanë dhunuar avokatin dhe e ka shoqëruar ne komisariatin e Lezhes për arsye ende të paqarta. Ajo ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndaj efektivit që ushtroi dhunë ndërsa ka bërë gati padinë për Shçkb duke kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë për të evidentuar dhunën që sipas saj është ushtruar ndaj saj dhe avokatit Gjergj Neli. Policia e Lezhës ende nuk ka bërë asnjë deklarate në lidhje me ngjarjen.