Shoqëroi Ervis Martinajn dhe ishte kontakti i fundit para zhdukjes! Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë dënimin me 2 vite e 10 muaj burg të Jeton Lamit

29 Qershor, 13:38

Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale dhe njëherësh miku i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, Jeton Lami ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Lezhës ka bërë rekurs dhe nuk ka pranuar vendimin për dënimin me 2 vite e 10 muaj burg.

Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t'i shmangej armiqve dhe kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij.