Shorti i Champions, super përballje që në çerekfinale

10 Korrik 2020, 15:07

Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës kanë përcaktuar super përballje në çerekfinale dhe gjysmëfinalet e Champions League. Katër ndeshjet e mbetura të 1/8 do luhen më 7 dhe 8 gusht ndërsa në çerekfinale fituesja e Real Madrid-Manchester City do të përballet me fituesen e duelit tjetër Lyon-Juventus.

Atletico Madrid gjeti përpara në rrugën e saj gjermanët e Lajpcig ndërsa tjetër duel që premton shkëndija është ai i çiftit të tretë çerekfinalist ku fituesja e Napoli-Barcelona do përballet me fituesen e duelit tjetër Bayern Mynih-Chelsea ku bavarezët janë favoritë pas ndeshjes së parë. Atalanta që do të luajë për herë të parë në këtë fazë do ndeshet me PSG-në një rival dukshëm më i fortë dhe me më shumë ambicie. Në gjysmëfinale mund të kemi edhe Real-Barça gjithmonë nëse ekipet kalojnë më tej ndërsa fitueset e çifteve Lajpcig-Atletico dhe Psg-Atalanta do të përballen me njëra tjetrën në gjysëmfinale. Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij edicioni të Champions në atë që njihet si Final Eight do të luhen në Lisbonë duke nisur nga 12 gushti.