Shorti i kualifikueseve të Europianit, Shqipëria U-19 'peshkon' Greqinë, ja kundërshtarët e U-17

6 Dhjetor 2018, 14:43

ZVICËR- Kombëtaret e 19-të dhe 17 vjeçarëve kanë njohur kundërshtarët për raundin kualifikues të Europianit. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë përballë djemve që tashmë drejtohen nga Nevil Dede fqinjët e Greqisë, Islandën kundërshtarin edhe të Kombëtares së madhe dhe Belgjikën ku kjo e fundit është vendi organizator.

Ndeshjet e grupit 4 ku bën pjesë edhe Shqipëria do luhen në Belgjikë në datat 13-19 nëntor të vitit të ardhshëm. Ndërsa Kosova e grupmoshës U-19 është shortuar në grupin 5 ku do të përballet me Rusinë, Polonië dhe Uellsin.
Gjithsej ndodhen 13 grupe me nga 4 skuadra. 2 ekipet e para kalojnë në “Elite Round”, ndërsa kualifikohen edhe 4 vendet e treta më të mira.