Show-t e fundjavës, Erion Isai: 'Portokalli', lider në fushën e humorit

8 Tetor 2019, 13:44

Për Erion Isain largimet nga spektakli i humorit ‘Portokalli’ kanë ardhur për shkak të zhvillimit profesional, ambicieve personale të aktorëve. Për të, ‘Portokalli’ vazhdon të mbetet spektakli lider në fushën e humorit.

“Do të them diçka që e di që do bëhet lajm, por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 16 vitesh Portokallia tregon që është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit, të Olsit largimi ka dhënë sukses në fusha të ndryshme. Edhe Delinda, një nga vajzat më të talentuara të teatrit dhe televizionit do ta vazhdojë rrugën e vet me shumë sukses, por përsëri Portokallia mbetet emision lider”, shprehet Isai.Edhe pse ka vënë në skenë një sërë veprash, kryebashkiaku i Kolonjës thotë se dy veprat që nuk i ndan dot janë ‘Nderi i kombit’ dhe ‘Ferma e Kafshëve’, pasi për të ato janë shfaqjet më të arrira.

    No videos found.