Shpallet fituesi i Portit Turistik të Vlorës, koncesioni do zgjasë 35 vite dhe do të akomodojë 400 anije të përmasave të ndryshme

29 Mars 2021, 20:33

Është shpallur fituesi i garës së hapur për të dhënë me koncesion portin turistik të Vlorës për 35 vite. Fitues është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k. të cilët ofruan për realizimin e këtij projekti 22 milionë 842 mijë 417 euro pa TVSH, ndërkohë që fondi limit i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës ishte 22 milionë e 725 mijë Euro pa TVSH.