Shpallet fituesi për projektimin e Teatrit Kombëtar! Janë bashkim kompanish dhe do bëjnë detajet teknike të projektit të Bjarke Ingels

5 Tetor 2020, 19:45

Një bashkim kompanish u shpall fituese për tenderin e hapur nga Bashkia e Tiranës në muajin korrik për studimin-projektimin e Teatrit Kombëtar. Për këtë u paraqitënr vetëm 2 oferta, ku fituese u shpallën  kompanitë ‘A&E Enginnering’ shpk dhe ‘FM Ingengeria SPA’.Ata kanë bërë edhe ofertën me fondin limit më të lartë. Operatorët për bërjen e projektit ofruan 60 milionë e 300 mijë lekë, kurse fondi limit i përcaktuar nga qeveria ishte 60 milionë e 317 mijë lekë. Ndërsa bashkimi operatorëve ekonomik që nuk fituan kishin ofruar për projektin 55 milionë e 635 mijë lekë, por është vlerësuar me më pak pikë nga komisioni i vlerësimit të ofertave.