Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Venecia, Conte: Fatkeqësia, goditje në zemër për Italinë

14 Nëntor 2019, 13:49

Qeveria italiane do të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të katastrofës natyrore në Venecia, duke synuar të mobilizojë sa më shpejt fondet për të shmangur zhdukjen e një prej qyteteve më të bukura në botë.

"Fatkeqësia që goditi Venecian është një goditje në zemrën e Italisë. Është e vështirë të shihet në këtë gjendje ky qytet, trashëgimia e tij artistike sot është në rrezik, - tha Kryeministri italian Giuseppe ConteKryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, e konsideron si përparësi përfundimin e megaprojektit Mosse, një sistem barrikadash të lëvizshme kundër ujërave të larta në hyrje të lagunës dhe që duhej të përfundonte që në vitin 2015.

Niveli i ujit për shkak të përmbytjeve dje në Venecia, kapi lartësinë e 187 centimetrave, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetra.

Specialistët e inxhinierisë janë shprehur se nga përmbytjet e djeshme, Bazilika e San Marco me shumë mundësi ka pësuar dëme të cilat për momentin është e pamundur të evidentohen.

Çdo gjë do të qartësohet pas tërheqjes së ujrave, por pritet që të paktën edhe për dy javë gadishulli të jetë i kërcënuar nga rreshjet e shumta.