Shpalli të vdekur banorin/ Vokshi justifikon Pampurin: U bazua në informacionet e protestuesve

12 Nëntor 2019, 12:00

Ish -deputetja e PD, Alban Vokshi i ka dalë në mbrojtje koleges së saj Oriola Pampuri e cila tha se një protestues (Mahmut Imallari ) kishte vdekur si pasojë e përplasjes me policinë.

Vokshi ka thënë se Pampuri është bazuar tek dëshmitë e banorëve duke justifikuar deklaratën e rëndë të Pampurit.

"Kolegia ime u shpreh se nga informacionet që i janë dhënë nga banorët dhe dëshmitarët." ka deklaruar Vokshi.

Ndërkohë Vokshi ka deklaruar se policia ka bëre dhjetra arrestime, ndërsa për ta ka thënë se nuk dihet se ku po mbahen.

"Ka nga ata që i ka dalë kavilja, disa kanë thyer dhëmbët. Disa zonja kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur mbi to. Me sa u informova kanë pasur djegie të shkallës së lartë. Ka dhjetëra të arrestuar. Nuk dihet se në cilin komisariat mbahen, mes tyre ka edhe gra." tha Vokshi ndër të tjera.