Shpejtësi dhe lagështirë nga reshjet/ 15 të plagosur nga aksidentet në 6 qytete, 8 rëndë te 'Trauma'

3 Nëntor 2019, 21:48

15 persona kanë mbetur të plagosur sot nga 8 aksidente në Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Berat, autostradën Tiranë-Durrës dhe tre në Fushë Krujë. Në aksin Fushë Krujë-Luzë paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti mbetën të plagosur 4 persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të plagosurit janë Metush Brinja 74-vjeç, Xhevahire Brinja, Behije Brinja nga Kukësi udhëtonin në makinën së bashku ndërsa e plagosura tjetër është Dila Shota. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dy furgonë dhe një makinë vogël tip Audi. Aksidenti dyshohet se ka qenë zinxhirë pasi makinat kanë qenë njëra pas tjetrës, ndërsa Audi ka qenë në mes. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Po ashtu gjatë natës një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë në afërsi të Urës së Gjolës. Nje autoveture ku udhëtonte një i ri ka goditur nga pas një kamion në ecje. Për pasojë është plagosur shoferi i autoveturës i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në Prrenjas paradite një makinë doli nga rruga duke përfunduar në lumë dhe për pasojë u plagos rëndë duke u transportuar në Tiranë shoferja. Ndërkohë që pasdite u përplasën në Librazhd një 'Alfa Romeo' me një furgon duke lënë dy të plagosur.