Shpërndan bukë falas, bukëpjekësi shqiptar në Bergamo: Është në kulturën tonë të ndihmojmë në vështirësi

9 Prill 2020, 18:55 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 20:18:00

Në këto ditë të vështira ku e gjithë bota po lëngon nga koronavirusi, ajo që bie në sy dhe dalin në sipërfaqe janë veprimet humanitare dhe gjestet e solidaritetit. Një e tillë është edhe nisma e shqiptarit bukëpjekës në Bergamo të Italisë, zona më e prekur nga koronavirusi, për të shpërndarë bukë falas për personat që kanë nevojë.